Kjo foto e Boris Johnson bën që të shpërthejnë polemikat në rrjete sociale

Kjo foto e Boris Johnson bën që të shpërthejnë polemikat në rrjete sociale

09:34, 13/01/2021

Polemikë e re mbi qeverinë britanike në lidhje me bllokimin.

Këtë herë kryeminsitri Boris Johnson, u kap duke bërë stërvitje gjatë fundjavës me një biçikletë rreth 11 kilometra nga Dowing Street nga një kalimtare e cili menjëherë nxitoi për të raportuar çështjen në media.

Një zëdhënës i Dowing Street ishte i shpejtë për të theksuar se Kryeministri nuk ka shkelur asnjë rregull pasi ushtrimet fizike lejohen nga udhëzimet , madje dhe në shoqërinë e një personi tjetër jashtë familjes.

Por gruaja që "zbuloi" faktin këmbëngul se ajo është e çuditur që ka parë BoJo në biçikletë në Parkun Olimpik të Londrës, dhjetë kilometra larg Westminster dhe rezidencën e Downing Street ", me një burrë tjetër në krah dhe disa truproje pas ", në një kohë kur rritja e infeksioneve e lidhur me të ashtuquajturën variant anglez ngre alarmin dhe nxiti vetë qeverinë të përforcojë mesazhin drejtuar britanikëve për të qëndruar në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. 

Si dhe gjobitje kërcënuese dhe ashpërsi më të madhe ndaj shkelësve të ligjit. 

Andy Slaughter, një anëtar i opozitës i zgjedhur në kolegjin Hammersmith, i bëri jehonë ngjarjes duke akuzuar Kryeministrin se nuk ka dhënë "një shembull të mirë", por duke u sjellë "edhe një herë sipas maksimës: bëj siç them unë, jo si bëj unë ". 

Në mbrojtje të Johnson, ishte ministri i tij i shëndetësisë, Matt Hancock, duke thënë:

"Të dalësh për një shëtitje të gjatë ose një udhëtim me biçikletë dhe të kalosh 7 milje është në rregull, por duhet të qëndrosh në zonë". 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco