Donald Trumpin nuk ka më asnjë media sociale, Youtube pezullon kanalin e tij

Donald Trumpin nuk ka më asnjë media sociale, Youtube pezullon kanalin e tij

08:47, 13/01/2021

Donald Trump ka marrë një goditje të re menjëherë pas incidenteve në Kapitol, pasi llogaria e tij në Twitter u pezullua, tani e njejta gjë ndodh dhe për kanalin e tij zyrtar në Youtube.

Vendimi vjen ndërsa kompania njoftoi se Presidenti në largim ka shkelur politikat e platformës, pasi një video e transmetuar në Youtube, siç raporton CNN , nxit dhunë, pa dhënë detaje të metejshme.

Sidoqoftë pas një jave si zakonisht kompania do të rishikojë çështjen.

Kjo është një goditje për Trump sa i përket qasjes së tij në debatin publik pasi Youtube ishte i vetmi mjet që i kishte mbetur pas pezullimit të llogarisë së tij në Facebook dhe në Twitter.

"Pas një rishikimi të kujdesshëm dhe në dritën e shqetësimeve në lidhje me nxitjen e vazhdueshme të dhunës, ne heqëm përmbajtjen e re të ngarkuar në kanalin Donald J. Trump dhe lëshuam një paralajmërim për shkeljen e politikave tona të nxitjes së dhunës ", tha një zëdhënës i YouTube.

"Si rezultat, nën sistemin e paralajmërimit, kanali nuk lejohet më të ngarkojë video të reja ose transmetime të drejtpërdrejta për të paktën shtatë ditë - diçka që mund të zgjatet," tha deklarata.YouTube gjithashtu tha se do të merrte hapin shtesë të çaktivizimit të komenteve nën videot në kanalin Trump. Llogaria aktualisht është e arritshme, por nuk ka asnjë mundësi që bashkëpunëtorët e Donald Trump të azhurnohen me video të reja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco