12 të vdekur e 520 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut

12 të vdekur e 520 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut

21:26, 12/01/2021

Autoritetet shëndetësore në Maqedoni të Veriut kanë bërë të ditur të martën se në 24 orët e fundit kanë vdekur 12 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 520 raste të reja pozitive.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 2.647, kurse i të prekurve nga fillimi i pandemisë, në 87.117.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Maqedonisë, raste aktive në këtë vend janë 16.106.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco