Suedia e dënon një rus që deshi ta mbyste me çekan, kritikun e liderit çeçen Ramzan Kadyrov

Suedia e dënon një rus që deshi ta mbyste me çekan, kritikun e liderit çeçen Ramzan Kadyrov

21:11, 12/01/2021

Një gjykatë suedeze ka dënuar një shtetas rus për përpjekjen për të vrarë një blogger nga Çeçenia, kritik i udhëheqësit Ramzan Kadyrov.

Sulmi ndaj Tumso Abdurakhmanov ndodhi në banesën e tij në qytetin suedez Gavle në muajin shkurt 2020, kur i akuzuari e goditi atë me çekan në kokë ndërsa ishte duke fjetur.

Pas sulmit, Abdurakhmanov postoi në kanalin e tij në Youtube një video të mbuluar me gjak, që tregon sulmuesin.

Në gjyq, sulmuesi 30 vjeç, pranoi sulmin por mohoi çdo qëllim për të vrarë Abdurakhmanovin.

“Motivi i vetëm është ai i paraqitur nga prokurori, veçanërisht kritikat e Tumso Abdurakhmanov kundër udhëheqësve të Çeçenisë dhe ‘hakmarrja’ e kryetarit të Parlamentit çeçen, Magomed Daudov, kundër Abdurakhmanov”, shkroi gjykata në vendimin e saj.

Duke shtuar se, “ishte e qartë që janë ndarë mjete të konsiderueshme financiare dhe se pushteti ishte prapa sulmit, duke paguar shpenzimet e udhëtimit dhe një tarifë prej 60 mijë euro”.

Komentet e Daudovit u postuan në një video në mediat sociale në muajin mars 2019, pasi Abdurakhmanov kritikoi ish-presidentin e Çeçenisë dhe babai i udhëheqësit aktual, Akhmat Kadyrov.

Gjykata e Rrethit në Gavle i dha sulmuesit një dënim prej 10 vjet burg, duke e dëbuar atë nga Suedia pasi të ketë kryer dënimin.

Si besnik i presidentit Vladimir Putin, Kadyrov anëtarët e opozitës ruse i ka quajtur “çakej” dhe “armiq të popullit”.

Katër nga disidentët rusë të cilët kishin qenë në shënjestër, kanë një gjë kryesore të përbashkët – ata ishin kritikë ndaj Kadyrovit. Dy prej tyre, Imran Aliyev dhe Mamikhan Umarov , u vranë, kurse Abdurakhmanov, i mbijetoi një sulmi në Suedi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco