Shtatë të vdekur nga i ftohti në Spanjë

Shtatë të vdekur nga i ftohti në Spanjë

16:35, 12/01/2021

Të paktën shtatë persona kanë vdekur për shkak të motit në Spanjë – dy viktimat e fundit ishin të pastrehë në Barcelonë.

Temperaturat arritën në -25 gradë celzius në Molina de Aragón dhe Teruel, në malet në lindje të Madridit, nata më e ftohtë e Spanjës për të paktën 20 vjet.

Bora që la pas stuhia Filomena është shndërruar në akull, duke shkaktuar telashe në transport, raporton BBC.

Ka qenë një sasi e jashtëzakonshme bore dhe akulli për Spanjën, ku dimrat zakonisht janë mjaft të ftohtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco