2020 viti më vdekjeprurës në Britani që nga Lufta e Parë Botërore

2020 viti më vdekjeprurës në Britani që nga Lufta e Parë Botërore

14:21, 12/01/2021

Të dhënat e reja nga Zyra e Mbretërisë së Bashkuar për Statistikat Kombëtare (ONS) tregojnë se sa vdekjeprurëse ka qenë pandemia e koronavirusit për Anglinë dhe Uellsin.

Të dhënat e publikuara të marten, tregojnë se 608002 vdekje janë regjistruar në Angli dhe Uells në vitin 2020, gati 76000 më shumë sesa shifra që pritej bazuar në mesataren pesë-vjeçare midis 2015 dhe 2019.

Sipas ONS janë regjistruar më shumë se 77 mijë vdekje se numri i regjistruar në vitin 2019. Kjo shifër shënon rritjen me të madhe nga viti në vit që nga viti 1940.

Shifrat e reja tregojnë gjithashtu se për sa i përket numrit të përgjithshëm të vdekjeve, 2020 ishte viti më vdekjeprurës në Angli dhe Uells që nga viti 1918, vit që përkon me Luftën e Parë Botërore dhe pandeminë e Gripit Spanjoll.

Megjithatë, popullsia e Anglisë dhe Uellsit u rrit në mënyrë dramatike midis viteve 1918 dhe 2020,. Kjo do të thotë që shkalla e vdekjes, ose përqindja e popullsisë që humbi jetën, ishte shumë e lartë edhe në vitin 1918.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco