Një kryebashkiak amerikan zgjidhet duke tërhequr goglën nga kapelja! Kryebashkiakja e Teksasit Julie Masters, mban një top ping-pongu që mbart emrin e Sean Skipworth, si kryebashku i ri i Dickinson. 7 janar 2021

Një kryebashkiak amerikan zgjidhet duke tërhequr goglën nga kapelja!

13:42, 12/01/2021

Dickinson, Texas  - Gara për të qenë kryebashkiaku i një periferie të Hjustonit përfundoi këtë javë, pasi fituesi u zgjodh kur u tërhoq një gogël me emrin e tij, futur brenda në një kapele.

Sean Skipworth dhe Jennifer Lawrence po garonin të ishin kryetarët e ardhshëm në Dickinson, por secili mori nga 1,010 vota pas zgjedhjeve në balotazh muajin e kaluar dhe një rinumërimi në fillim të kësaj jave.

Sipas ligjit të Teksasit, barazimi në një garë për postet publike mund të zgjidhet duke hedhur short.

Kështu, Skipworth u bë kryebashkiak pasi emri doli nga gogla gjatë një ceremonie të enjten që zgjati rreth 10 minuta, njoftoi Galveston County Daily News.

"Unë thjesht i falënderoj të gjithë që dolën dhe votuan", tha Skipworth pasi u bë kryebashkiak. "Fjalë për fjalë, çdo vote u llogarit."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco