FBI paralajmëron: Mund të ketë trazira në 50 shtetet federale amerikane

FBI paralajmëron: Mund të ketë trazira në 50 shtetet federale amerikane

12:45, 12/01/2021

FBI ka paralajmëruar se mund të ketë protesta të armatosura në 50 shtetet federale amerikane nëse Partia Demokratike vazhdon të kërkojë shkarkimin e presidentit Donald Trump para se të skadojë mandati i tij më 20 janar.

 

Kjo u njoftua nga ABC News mbi bazën e një shënimi të brendshëm të FBI, i cili paralajmëron për një “kryengritje të madhe” të mundshme dhe thuhet se FBI ‘ka marrë informacion se një grup i armatosur i paidentifikuar synon të drejtohet në Uashington më 16 janar’.

Po ashtu thuhet se FBI ka marrë informacion në ditët e fundit në lidhje me një grup që planifikon të bëjë thirrje për një “sulm” në gjykatat e qeverive lokale dhe federale dhe ndërtesat administrative në rast se shkarkohet Trump, si dhe planet për të kryer sulme mbi inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden

Deri më tani, FBI ka marrë rreth 45.000 raporte përmes medias digjitale në lidhje me këtë, dhe ato tani po kontrollohen.

 

Agjencitë federale të zbatimit të ligjit kanë këshilluar agjencitë e policisë që të rrisin numrin e rojeve të sigurisë në institucionet shtetërore në të gjithë vendin, pas trazirave në Capitol Hill.

Pas atyre ngjarjeve, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve shtynë iniciativën për zëvendëspresidentin Mike Pence dhe qeverinë për t’u thirrur në amendamentin e 25-të, i cili do ta shpallte Trumpin të paaftë për të kryer detyrat presidenciale dhe të emërojë Pence si president në detyrë deri në inaugurimin e Biden.

Sidoqoftë, kjo përpjekje u bllokua nga republikani Alec Mooney nga Virginia Perëndimore.

Inaugurimi i Joe Biden është planifikuar për 20 janar. Në ndërkohë, Trump miratoi shpalljen e një gjendje të jashtëzakonshme në Uashington deri më 24 janar, e cila do të mundësojë angazhimin e një numri më të madh të policisë në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco