Leshatori me brirë që sulmoi Kapitolin del para gjykatës Jake Chansley

Leshatori me brirë që sulmoi Kapitolin del para gjykatës

12:30, 12/01/2021

Phoenix -  Një burrë nga Arizona i cili mori pjesë në trazirat në Kapitolin e SHBA, me fytyrë të piktuar, pa këmishë, kapele me gëzof dhe brirë doli për herë të parë gjykatës të hënën.

Një gjykatës kishte vendosur paraburgim të premten për Jake Chansley, i cili është burgosur me akuzat keqbërjes, mori pjesë në seancë dëgjimore nëpërmjet telefonit nga një institucion paraburgimi.

FBI e identifikoi Chansley nga fotografitë e bëra gjatë trazirave që tregonin tatuazhet e tij dalluese. Chansley ishte brenda Kapitolit dhe në Senat, ndërsa mbante një flamur të SHBA-së në majë të një shtize.

Ai ende nuk ka dhënë ndonjë arsye pse hyri në një ndërtesë pa autorizim të ligjshëm, për hyrje të dhunshme dhe sjellje të çrregullt në Kapitol.

Avokati i tij i caktuar nga gjykata, Gerald Williams, i tha gjyqtarit se Chansley nuk ka qenë në gjendje të hajë që kur u arrestua të shtunën. Ai tha se klienti i tij ka një dietë të kufizuar, megjithëse ishte e paqartë për Ëilliams nëse çështjet e ushqimit të Chansley kishin të bënin me shqetësime shëndetësore apo arsye fetare.

Gjykatësi e urdhëroi avokatin të punojë me Shërbimin Marshals të SHBA për të adresuar çështjen.

Nëna e të arrestuarit me gëzof dhe brirë, Martha Chansley, u tha gazetarëve jashtë gjykatës se djali i saj ka nevojë për një dietë organike, njoftoi Republika Arizona.

"Ai sëmuret shumë nëse nuk ha ushqim organik", tha ajo. "Ai ka nevojë të hajë".

Chansley që u duk si qenie leshatore në trazira është midis të paktën 90 personave që janë arrestuar për dhunën në Kapitol.

Një hetues tha në të dhënat e gjykatës që Chansley  i tha FBI-së në Uashington të nesërmen e trazirës, ??se ai shkoi në kryeqytetin e kombit "me kërkesë të presidentit që të gjithë" patriotët "të vinin në Uashington D.C. më 6 janar 2021."

Chansley ka qenë prej kohësh një figurë  dalluese në mitingjet e Trump. Ai gjithashtu mori pjesë në një tubim të përkrahësve të Trump që protestuan ndaj rezultateve të zgjedhjeve jashtë një zyre elektorale në Phoenix, duke mbajtur një parullë.

Nga trazirat në Kapitol, një oficer policie i cili u godit në kokë me një fikës zjarri më vonë vdiq, dhe një grua u qëllua për vdekje nga një oficer ndërsa përpiqej të ngjitej përmes dritares së thyer të një dere të mbyllur brenda Kapitolit. Tre të tjerë vdiqën në urgjenca mjekësore.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco