Frikë për protesta të armatosura/ Trump e pranon: Kam edhe unë faj

Frikë për protesta të armatosura/ Trump e pranon: Kam edhe unë faj

09:36, 12/01/2021

Zyrtarët e sigurisë në SHBA kanë paralajmëruar për rrezikun e mundshëm të protestave të armatosura në vend përpara se Joe Biden të betohet si president.

Sipas BBC, ka raportime se grupe të armatosura po planifikojnë të mblidhen në kapitolet e 50 kryeqyteteve dhe në Uashington. Masat e sigurisë janë shtuar përpara inaugurimit të Joe Biden.

Ndërkohë Fox News raporton se presidenti Donald Trump e ka pranuar se edhe ai ka një pjesë të fajit për trazirat e javës së shkuar në Kapitol.

Një burim i tha Fox News se Trump e ka pranuar fajin gjatë një bisede me liderin republikan të Kongresit, Kevin McCarthy.

McCarthy vetë pranoi në një deklaratë të hënën se Trump ka fajin e tij për trazirat në Kongres.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar akoma.

Trazirat lanë pesë të vdekur, mes tyre edhe një oficer policie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco