‘Deutsche Bank’ nuk do të bëjë më biznes në të ardhmen me Trump

‘Deutsche Bank’ nuk do të bëjë më biznes në të ardhmen me Trump

09:18, 12/01/2021

Frankfurt – “Deutsche Bank” nuk do të bëjë biznes në të ardhmen me Presidentin e SHBA Donald Trump ose kompanitë e tij, pas sulmit vdekjeprurës të mbështetësve të tij më 6 janar në Kapitolin e SHBA, njoftoi Neë York Times.

Deutsche Bank është huadhënësi më i rëndësishëm i Trump, me rreth 340 milionë dollarë hua të papaguara për Organizatën Trump, grupi ombrellë i presidentit që aktualisht mbikëqyret nga dy djemtë e tij.

NYT citoi një person  në dijeni për vendimin e bankës.

Një zëdhënës i “Deutsche Bank” nuk pranoi të komentonte të martën. Organizata Trump nuk u përgjigj menjëherë në një email që kërkonte koment jashtë orarit normal të punës dhe zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë nuk u përgjigj në telefon.

Christiana Riley, shefja e operacioneve të bankës në SHBA, javën e kaluar e dënoi dhunën e javës së kaluar në një postim në LinkedIn.

"Ne jemi krenarë për Kushtetutën tonë dhe qëndrojmë pranë atyre që kërkojnë ta mbështesin atë për t’u siguruar që vullneti I popullit të respektohet dhe të bëhet një tranzicion paqësor i pushtetit," shkroi ajo.

Reuters njoftoi në nëntor se “Deutsche” po kërkonte mënyrën për t'i dhënë fund marrëdhënies së saj me Trump pas zgjedhjeve në SHBA, e lodhur nga publiciteti negativ që buroi nga lidhjet me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco