Diploma ishte plagjaturë, Ministrja e Punës në Austri jep dorëheqjen

Diploma ishte plagjaturë, Ministrja e Punës në Austri jep dorëheqjen

23:39, 11/01/2021

Pas akuzave për plagjiaturë, Ministrja Austriake e Punës dhe Familjes, Christine Aschbacher (ÖVP) njoftoi vendimin e saj për të lënë qeverinë, duke thënë se “media dhe politika” e kishin gjykuar atë para kohe.

Ish-ministrja e punës u përball me akuza për plagjiaturë në lidhje me tezën e diplomës dhe disertacionin e saj. Disa burime nuk ishin cituar si duhet, sipas blogerit austriak Stefan Weber, i cili njihet si “gjuetari i plagjiaturave” i specializuar në shqyrtimin e hollësishëm të punëve shkencore.

Portofoli i punës do t’i shkojë ekonomistit dhe shefit të Institutit të Studimeve të Larta, Martin Kocher, ndërsa portofoli i çështjeve familjare do t’i shkojë Ministres së Grave dhe Integrimit, Susanne Raab.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco