350 mafiozë në bankën e akuzës/ Fillon në Itali gjyqi më i madh pas Falkones

350 mafiozë në bankën e akuzës/ Fillon në Itali gjyqi më i madh pas Falkones

21:18, 11/01/2021

Një megaproces gjyqësor pritet të mbahet këtë javë në Itali, ku në bangën e të akuzuarve priten të dalin 350 mafiozë të dyshuar të ‘Ndraghetas’, që cilësohet si gjyqi më i madh në këtë vend në 30 vitet e fundit. Midis personave të cilët do të përballen me akuzat do të jeën edhe Ujku dhe Xhaxhai.

Gjyqi kundër sindikatës së krimit 'Ndrangheta’ dhe bashkëpunëtorëve të tij, që përfshin politikanë, nëpunës civilë, polici dhe biznesmenë - pritet të zgjasë për më shumë se dy vjet.

Në këtë gjyq pritet të ketë më shumë se 900 dëshmitarë të prokurorisë si dhe 400 avokatë, të cilët do të paraqiten në gjyq, si dhe 58 dëshmitarë të shtetit të gatshëm të thyejnë 'omerta'-kodin e tyre të heshtjes.

'Gjyqi maksimal' do të mbahet në një ndërtesë të pajisur posaçërisht në zemër të territorit 'Ndrangheta’ në Kalabri.

Gjyqi pritet të fillojë të mërkurën dhe do të përqendrohet vetëm në familjen Mancuso dhe anëtarët e saj.

Vetëm për të lexuar emrat e të pandehurve u deshën gati tre orë në seancën e fundit.

Shefin i ‘Ndragheta’, Luigi Mancuso mban mbi të gjitha pseudonimin 'Xhaxhai' midis një mori pseudonimesh të tjera që përfshinin 'Ujku', ‘Bjondi’, ' Dhia e Vogël’ etj.

Shteti po paraqet me këtë gjyq një shfaqje të forcës duke mbajtur gjyqin në zemër të territorit 'Ndrangheta’, me bandën që kontrollon tonelata me kokainë që pushtojnë Evropën.

Midis të akuzuarve është ish-parlamentari Giancarlo Pittelli një avokat i njohur mbrojtës, dhe ish-senator nga partia ‘Forza Italia’ e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

Ai mohon akuzat që ai veproi si ndërmjetës midis 'Ndrangheta dhe botës së politikës, bankave dhe institucioneve të tjera të fuqishme, duke përfshirë gjykatat.

Shumica e të pandehurve u arrestuan në një seri aksionesh policore para agimit në dhjetor 2019 që ndodhën në të gjithë Italinë, Gjermaninë, Zvicrën dhe Bulgarinë.

Akuzat përfshijnë sindikatë mafioze, vrasje dhe vrasje në tentativë, trafik droge, zhvatje, mbledhje kredie, zbulim të sekreteve zyrtare, abuzim me detyrën, posedim të mallrave të vjedhura dhe pastrim parash.

Ndër vrasjet e shumta të cilat i atribuohen kësaj organizate, disa prej të cilave datojnë që nga viti 1996, është ajo e zhdukjes në vitin 2002 të Filippo Gangitano, i cili u vra nga kushëriri i tij për shkak të homoseksualitetit.

Trupi i Gangitano u varros në një vend ku më vonë u ndërtua një rrugë, tha një nga dëshmitarët.

Maxi proceset gjyqësore janë të diskutueshme, duke pasur parasysh nevojën për t'i dhënë secilit të dyshuar një seancë të drejtë dhe prokurorët argumentojnë se është e vështirë të ndash dhe ndjekësh penalisht çdo krim individual.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco