FBI: Priten protesta të armatosura nëse shkarkohet Trump

FBI: Priten protesta të armatosura nëse shkarkohet Trump

19:18, 11/01/2021

Demokratët e Kongresit amerikan ndërmorën të hënën një përpjekje të dytë për të detyruar Presidentin Donald Trump të largohet nga posti, duke paraqitur akuzën për “nxitje rebelimi”, lidhur me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit javën e kaluar.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët pritet ta marrë në shqyrtim çështjen të mërkurën. Nëse akuza miratohet, kjo do ta bënte zotin Trump të vetmin president në historinë e SHBA ndaj të cilit ndërmerret dy herë një proces shkarkimi.

Por FBI ka paralajmëruar se do të ketë protesta të armatosura në 50 shtetet në rast se Trump do të shkarkohet para inaugurimit të Joe Biden.

Sipas një buletini të FBI, siguruar nga rrjeti amerikan ABC News, ngrihet alarmi se grupe të armatosura mund të sulmojnë godinat qeveritare dhe federale si dhe gjykatat në rast se presidenti do largohet më shpejt nga detyra.

Mijëra trupa të Gardës janë dërguar në Uashington përpara inaugurimit. Pentagoni po shqyrton mundësinë që të dërgojë edhe 13 mijë roje për të siguruar qytetin.

Më herët të hënën, republikanët bllokuan një përpjekje për të shqyrtuar një rezolutë që i bënte thirrje Zëvendës Presidentit Mike Pence të aktivizonte amendamentin e 25-të të Kushtetutës, e cila parashikon heqjen e një presidenti kur ai është i paaftë për të kryer detyrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco