Rrëzimi i avionit në Indonezi: Shikoni videot të zhytësve që kërkojnë për mbetjet...

Rrëzimi i avionit në Indonezi: Shikoni videot të zhytësve që kërkojnë për mbetjet...

12:03, 11/01/2021

Zhytësit indonezianë kanë filluar kërkimet sot si pjesë e një operacioni të avionit që u rrëzua të shtunën e kaluar, disa minuta pas ngritjes nga Xhakarta, duke vrarë 62 persona në bord.

Një video e publikuar nga Daily Mail tregon zhytësit që shqyrtësojnë atë që ka mbetur nga Sriwijaya Air Boeing 737-500, pasi mbetruinat janë përqëndruar në një zonë relativisht të vogël.

Sipas gazetës britanike një çantë shpine për fëmijë Marvel ishte mes sendeve personale të pasagjerëve fatkeq që ekipi i kërkimit ka gjetur deri më tani, ndërsa kërkimi për trupat e mbetur vazhdon.

Avioni i pasagjerëve që operonte fluturimin e brendëshm SJ 182 me destinacion Pontianak një pjesë e ishullit indonezian të ishullit Borneo kishte pesëdhjetë pasagjerë përfshirë shtatë fëmijë dhe tre foshnje si dhe dymbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit.

Boeing u zhduk nga radari katër minuta pas ngritjes.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-9133421/Wreckage-Indonesian-jet-seen-footage-investigators-reveal-plane-intact-impact.html#v-526534503909603119

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco