Prekëse/ Një nënë indoneziane publikon foton me fëmijët e saj para se avioni të rrëzohet

Prekëse/ Një nënë indoneziane publikon foton me fëmijët e saj para se avioni të rrëzohet

11:03, 11/01/2021

Pas dhjetëra orësh kërkime, autoritetet në Indonezi mundën të identifikojnë vendndodhjen e një avioni pasagjerësh i cili humbi lidhjet me pikën e kontrollit.

Një anije ushtarake kapi sinjalet e avionit, i cili kishte 62 persona në bord dhe që qe nisur të shtunën nga Xhakarta me destinacion Pontianakun, kryeqytetin e një province të Indonezisë në ishullin Borneo – rreth 90 minuta larg me fluturim.

Avioni humbi komunikimin me qendrën e fluturimeve rreth 4 minuta pasi qe nisur nga aeroporti i Xhakartës.

Fillimisht nisja qe shtyrë me rreth një orë e më pas gjithçka kishte vijuar normalisht, mirëpo pas nisjes në orën 7:36 gjërat nuk shkuan mirë.

Në bord kishte 50 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit, që të gjithë të kombësisë indoneziane.

Ratih Windania që bënte pjesë në avionin e rrëzuar postoi foton e fundit të realizuar me dy fëmijë të saj në rrjete sociale.

Motra e saj është shprehur se Raith dhe fëmijët e saj hypën në avionin nga Xhakarta për t’u kthyer në Pontianak në West Kalimantan Islan pas një pushimi tre javor.
 

ImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco