‘Gratë ujgure u emancipuan falë politikës sonë’ Twitter fshin postimin e ambasadës kineze në SHBA

‘Gratë ujgure u emancipuan falë politikës sonë’ Twitter fshin postimin e ambasadës kineze në SHBA

10:47, 11/01/2021

Twitter fshiu njoftimin e ambasadës kineze në SHBA, në të cilën pretendohet se gratë Ujgure u emancipuan falë politikës kineze në provincën Xinjiang.

Në njoftim thuhej gjithashtu se ato nuk ishin sterilizuar për të kontrolluar rritjen e popullsisë.

Cicërima i referohet një teksti të botuar në mediat shtetërore ku thuhet se gratë nuk janë më "makineri për të bërë bebe".

Media gjithashtu raportoi se Pekini detyroi shumë gra Ujgure të sterilizoheshin ose të pajiseshin me kontraceptivë në mënyrë që të kontrollonin rritjen e popullsisë.

Urdhri i diskutueshëm thotë se çrrënjosja e ekstremizmit fetar në Xijiang u dha grave Ujgure më shumë autonomi në vendosjen nëse do të kishin fëmijë dhe se ndryshimet në përbërjen e popullsisë nuk ishin shkaktuar nga sterilizimi i detyruar.

Pekini më parë deklaroi se krahina në të cilën jetojnë 23 milion Ujgurë është nën ndikimin e kombinuar të separatistëve, ekstremistëve fetarë dhe terroristëve dhe se një numër i caktuar njerëzish janë dërguar në qendrat e trajnimit.

Komuniteti ndërkombëtar ka kritikuar Kinën për "kampe riedukimi".

Kina i ka mohuar të gjitha këto akuza.

Ujgurët janë një grup pakicash kryesisht myslimane që jetojnë kryesisht në Provincën Xinjiang në Kinën veriperëndimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco