A mund të urdhërojë sulm bërthamor Donald Trump?

A mund të urdhërojë sulm bërthamor Donald Trump?

07:48, 11/01/2021

I pyetur nga “Stratcom” nëse do të zbatonte urdhrin eventual të presidentit, admirali Charles Richard ka thënë se “do të zbatonte çfarëdo urdhri legal që më jepet” dhe ka shtuar se sistemi i kontrollit dhe komandës bërthamore “na ka shërbyer për shtatëdhjetë vjet me radhë”

Përpjekja e re për t’i nisur procedurat për shkarkimin e presidentit Donald Trump pasi një bandë mbështetësish sulmuan Kongresin, ka bërë që liderja e shumicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, të dilte të premten me një deklaratë të frikshme. Ajo i bëri thirrje lidershipit të Ushtrisë amerikane që të merrte masat e nevojshme për ta parandaluar përpjekjen eventuale të komandantit suprem amerikan për të urdhëruar ndonjë sulm bërthamor në ditët e fundit të mandatit.

Deklarata që ka ardhur nga Pelosi pas bisedës së dytë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Mark Mielly, në ditët e fundit, edhe ashtu ka vënë në siklet shumë në kryeqytetin amerikan, por nuk dihet mirëfilli se cili ishte reagimi i Pentagonit.

 

“Situata me këtë president të patrazuar nuk mund të ishte më e rrezikshme, dhe ne duhet të bëjmë çmos që të mund ta mbrojmë popullin amerikan nga mësymja e tij e pabalancuar kundrejt vendit dhe demokracisë sonë”, deklaroi Pelosi në një deklaratë që e akuzoi Trumpin “veprime dhe nxitje të rrezikshme”, shkruan “Foreign Policy” në një shkrim analitik për rrezikun e ndonjë sulmi bërthamor.

Një zëdhënës i Mileyt ka thënë se Pelosi ka kërkuar zhvillimin e një bisede telefonike me zyrtarin më të lartë ushtarak amerikan. Ai ka thënë për mediat amerikane se Miley “u është përgjigjur pyetjeve lidhur me autoritetin e komandës bërthamore”, por zëdhënësi nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Por, FP-ja ka bërë një analizë se si është e rregulluar puna e komandës dhe e urdhrit për sulme eventuale bërthamore në sistemin politik amerikan.

A munden ushtria dhe Kongresi ta ndalojnë sulmin eventual të urdhëruar nga presidenti? Në aspektin legal, nuk është se mund të bëjnë diçka. Sipas legjislacionit, sulmi bërthamor është para së gjithash në duar të presidentit dhe sekretarit të Mbrojtjes, të cilët bashkërisht e marrin vendimin për urdhër për sulm atomik. Megjithëse procesi do të lidhej me bashkëpunimin me Shtabin e Përgjithshëm dhe Komandën Strategjike tejdetare amerikane për t’i bartur bombat dhe pajisjet, Trumpit nuk do t’i duhej autorizimi nga Kongresi, bën të ditur FP-ja.

I pyetur nga “Stratcom” nëse do të zbatonte urdhrin eventual të presidentit, admirali Charles Richard ka thënë se “do të zbatonte çfarëdo urdhri legal që më jepet”, dhe ka shtuar se sistemi i kontrollit dhe komandës bërthamore “na ka shërbyer për shtatëdhjetë vjet me radhë”.

Sa shpejt do të mund të urdhëronte Trumpi një sulm bërthamor? Varet nga skenari. Këshilltarët ushtarakë të presidentit gjatë gjithë kohës e bartin valixhen me kodet e lansimit të sulmit bërthamor që në popull njihet “topi”. Kjo ia mundëson presidentit që shpejt të urdhërojë sulm atomik, i verifikuar nga një kartë identifikimi që mbahet nga Shtëpia e Bardhë që konfirmon para zyrtarëve të Pentagonit se sulmi është legjitim. Në një shkrim shpjegues të vitit 2016 në “Foreign Policy”, bëhej e ditur se presidentit mund t’i mjaftojnë edhe tetë minuta për të vendosur nëse dëshiron të sulmojë, megjithëse planet për sulm atomik që shtrohen nga Pentagoni i japin komandantit suprem kapacitetin për të aprovuar një sulm të shtyrë ose një kundërsulm. Raketat bërthamore me bazë tokësore mund të shkrepen brenda dy minutash pas urdhrit të menjëhershëm nga presidenti amerikan, derisa raketat nëndetare mund të shkrepen brenda pesëmbëdhjetë minutash, bëhet e ditur nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco