VIDEO/ 60 sekondat e tmerrshme, si u rrëzua avioni në Indonezi, radari tregon si u zhduk

VIDEO/ 60 sekondat e tmerrshme, si u rrëzua avioni në Indonezi, radari tregon si u zhduk

19:24, 09/01/2021

Aeroplani i tipit Boeing 737-500 që po fluturonte nga Xhakarta për në Indonezi është rrëzuar, këtë e konfirmojnë dhe të dhënat e radarit që mbikqyr aviacionin civil.

Në një video të publikuar në Twitter, shihen pamjet e faqes së njohur FightRadar, ku tregon se si avioni humb lartësinë dhe për një moment zhduket nga radari.

Sipas ekspertëve të aviacionit gjithçka ka ndodhur brenda 60 sekondave duke zbritur në 3 mijë metra. Në anën tjetër zyrtarë të kompanisë kanë bërë të ditur se janë duke mbledhur sa më shumë informacione për këtë aeroplan.

Aeroplani për herë të parë ishte futur në përdorim në maj të vitit 1994. Sipas informacioneve të para në të ishin 62 pasagjerë e disa media lokale raportojnë se mund të kenë qenë mbi 122.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco