Ditën e sotme, llogaria në Twitter e drejtuesit të radios Rush Limbaugh është çaktivizuar.
Në një prononcim për USA TODAY, Twitter konfirmoi se llogaria nuk u pezullua, por "u çaktivizua nga pronari".
Limbaugh konsiderohet drejtuesi kryesor i bisedave konservatore në radio dhe ka qenë ‘on air’ për më shumë se tre dekada.
Ai ka qenë një mbështetës i palëkundur i Presidentit Donald Trump dhe llogaria e tij në Twitter, @RealRLimbaugh, kishte një ngjashmëri me stilin e @realDonaldTrump të Trump.
Të premten, Twitter ndaloi përgjithmonë Trumpin nga platforma e mediave sociale, duke përmendur rrezikun që ai mund të nxisë dhunë të mëtejshme. trump kishte 88.6 milion ndjekës./ news.yahoo/
© SYRI.net