Covid-19/ Më shumë se 1,000 viktima për të katërtën ditë me radhë në Britani

Covid-19/ Më shumë se 1,000 viktima për të katërtën ditë me radhë në Britani

18:19, 09/01/2021

Britania ka regjistruar më shumë se 1.000 vdekje nga Covid për të katërtën ditë me radhë, ndërsa mutacioni i ri bën kërdinë në të gjithë vendin.

Gjatë 24 orëve të fundit, 1,035 njerëz kanë vdekur, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga Covid, që nga fillimi i pandemisë, në 80,000 viktima.

Një shenjë pozitive vjen nga kurba e infektimeve, ku 59,937 persona rezultuan pozitiv, duke shënuar më shumë se 8,000 raste më pak se 68.053 të regjistruara dje - një rekord i lartë.

Ndërsa numri i të vdekurve në Britani vazhdon të rritet, ekspertët po bëjnë thirrje për një bllokim edhe më të ashpër për të luftuar variantin e ri të koronavirusit.

 Qeveria britanike lëshoi një fushatë të re për të trembur njerëzit, duke iu bindur rregullave të bllokimit./ Dailymail/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco