Humbet kontakti me një avion udhëtarësh në Indonezi

Humbet kontakti me një avion udhëtarësh në Indonezi

12:40, 09/01/2021

Në Indonezi kanë humbur kontaktet me një avion udhëtarësh të kompanisë Sriwijaya Air.

Zëdhënësja e Ministrisë së Transportit të Indonezisë, Adita Irawati, njoftoi se është humbur kontakti me avionin e udhëtarëve me numër udhëtimi "SJ182" të kompanisë Sriwijaya Air.

Irawati bëri të ditur se kontakti me avionin u ndërpre rreth 5 minuta pas ngritjes. Ajo tha se kontakti i fundit ka qenë në ora 14.40 sipas kohës lokale.

Ndër të tjera, Irawati tha se janë kryer përgatitjet lidhur me punimet e kërkim-shpëtimit dhe përcaktimin e koordinatave të avionit i cili u ngrit në fluturim nga kryeqyteti Xhakarta drejt qytetit Pontianak.

Për sa i përket numrit të udhëtarëve dhe ekuipazhit në avion ende nuk janë dhënë informacione.

Më 29 tetor të vitit 2018, avioni i tipit "Boeing 737 Max 8" me numër udhëtimi "JT610" i kompanisë ajrore Lion, u rrëzua në një det në Indonezi pak kohë pas ngritjes nga ishulli Sumatra i Xhakartës drejt qytetit Pangkal Pinang. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 189 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco