Japonia kundërshton vendimin e Koresë së Jugut për dëmshpërblimin e skllevërve të seksit

Japonia kundërshton vendimin e Koresë së Jugut për dëmshpërblimin e skllevërve të seksit

12:14, 09/01/2021

Japonia ka refuzuar "vendimin historik" të Koresë së Jugut, e cila urdhëroi Tokion të dëmshpërblejë gratë e detyruara gjatë luftës të punojnë si skllave seksi, duke i bërë thirrje Seulit "të marrë masa për të korrigjuar shkeljet e ligjit ndërkombëtar"..

Dje, Gjykata Qendrore e Qarkut në Seul vendosi se Tokio duheet të japë 100 milionë huan (91.300 dollarë) për secilën nga 12 gratë që u rrëmbyen dhe u mbajtën në shtëpitë publike japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Viktimat ngritën çështjen në vitin 2013 dhe gjykimi i parë i çështjes u mbajt në prill të vitit të kaluar.

Siç raporton Kyodo News, në një telefonatë me ministrin e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut, Kang Kyung Wha, homologu i tij japonez, Toshimitsu Motegi, refuzoi vendimin e djeshëm të Tokios.

Motegi tha se vendimi shkel ligjin ndërkombëtar dhe kërkoi nga Seuli që "menjëherë të marrë masat e duhura për të korrigjuar shkeljen e ligjit ndërkombëtar".

Gjatë telefonatës, Motegi po ashtu theksoi se vendimi është kundër marrëveshjes dypalëshe të vitit 2015 për të "zgjidhur përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme" çështjen e grave të detyruara të punojnë si skllave seksi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco