Foto virale me këmbët mbi tavolinën e Pelosi-t, arrestohet mbështetësi i Trump

Foto virale me këmbët mbi tavolinën e Pelosi-t, arrestohet mbështetësi i Trump

23:19, 08/01/2021

U fotografua duke ndenjur “këmba mbi këmbë” në tryezën e Nancy Pelosi-t të mërkurën, por ditën e sotme është arrestuar burri i famshëm në foton që u bë virale në rrjet.

Burime nga zyrtarët federalë, bëjnë të ditur se ai është mes të arrestuarve që janë nën akuzë për “rrethimin” e Kapitolit në SHBA.

Autoritetet gjetën gjithashtu 11 kokteje molotovi dhe një pushkë gjysmëautomatike në automjetin e një 70-vjeçari nga Alabama i cili gjithashtu u arrestua, sipas prokurorëve. I moshuari kishte po ashtu edhe dy pistoleta.

Një numër i madh prokurorësh dhe agjentësh të FBI janë caktuar të punojnë në hetim dhe po ndiqnin dhjetëra çështje, tha Ken Kohl, prokuror në zyrën e avokatit amerikan në Uashington, në një konferencë me gazetarët.

“Kemi ende shumë punë për të bërë,”shtoi Steven M. D’Antuono, i cili drejton zyrën në terren të FBI në Uashington.

Zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit kanë akuzuar të paktën 13 persona, tha Departamenti i Drejtësisë në një njoftim për shtyp të premten më vonë, disa me akuzat e hyrjes së paligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco