Trump s’e ka ndërmend të dorëhiqet, s’mendon që ka bërë diçka të keqe

Trump s’e ka ndërmend të dorëhiqet, s’mendon që ka bërë diçka të keqe

19:48, 08/01/2021

Presidenti Donald Trump nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, ka thënë këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë.

Këtë e kanë thënë tre këshilltarë për CNN.

Njëri këshilltar ka thënë se “asnjë” shancë nuk ka që ai të të dorëhiqet.

“Zero”, ka thënë një tjetër, duke shtuar: “Ai s’mendon që ka bërë diçka gabim”.

Pas sulmit të Kongresit nga disa mbështetës të tij u kërkua dorëheqja e Trump duke thënë se i ka nxitur ata për dhunë. Madje, u kërkua edhe aktivizimi i amandamentit 25, i cili shkarkon një president, por që për këtë duhet një shumicë absolute e Senatit – zor e arritshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco