Si po siguron Gjermania gjithnjë e më shumë vaksina anti-Covid

Si po siguron Gjermania gjithnjë e më shumë vaksina anti-Covid

18:45, 08/01/2021

Gjermania do të marrë përfundimisht më shumë vaksina kundër koronavirusit nga sa ishte parashikuar fillimisht mes vendeve të Bashkimit Europian.

Deri më tani, flitej se Gjermania do ë merrte 55 milion vaksina, por kësaj shifre iu shtuan edhe 9 milion të tjerë sipas mediave gjermane.

Këto të fundit theksojnë se 9 milion dozat ekstra të Gjermanisë erdhën për shkak se disa vende të tjera të BE-së refuzuan të marrin plotësisht kuotat e tyre të vaksinave.

Të pyetura nga DW se cilat janë këto shtete, autoritetet gjermane i drejtojnë gazetarët që të pyesin tek Komisioni Europian, gjë e cila sipas mediave po rrit konfuzionin në BE për mënyrën se si do të ndahen vaksinat.

“Disa vende të BE nuk po ushtrojnë të drejtën e tyre dhe Gjermania po merr pjesën e saj“, u shprehen nga Ministria e Shëndetësisë së Gjermanisë, megjithatë, nuk është e qartë nëse vendet e tjera përveç Gjermanisë kanë marrë pjesë më të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco