‘Inaugurimi i Biden në 20 janar’, Presidenti Trump thyen traditën amerikane

‘Inaugurimi i Biden në 20 janar’, Presidenti Trump thyen traditën amerikane

17:10, 08/01/2021

Këtë të premte, Presidenti Trump reagoi duke thënë se ai "nuk do të shkojë në Inaugurimin" e Presidentit të zgjedhur Joe Biden më 20 Janar.

"Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të shkoj në Inaugurimin në 20 Janar," shkroi presidenti në Twitter.

 

 

Postimi i presidentit vjen pasi ai foli në një tubim të mërkurën para Kongresit, duke u thënë mbështetësve se ai "nuk do të pranonte kurrë" rezultatin.

Në fjalën e tij para mbështetësve, Trump përsëriti presionin ndaj Zëvendës Presidentit Mike Pence, duke pretenduar se ai nuk duhet të çertifikonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, por t'i dërgonte ato "përsëri te shtetet e lëkundura", duke pretenduar se nëse ai e bënte atë, Trump do të ishte president për katër vjet të tjera.

Vërejtjet e Trump erdhën përpara një seance të përbashkët të Kongresit për të vërtetuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale./ FoxNews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco