Gruaja që u vra në Kongres ishte veterane e ushtrisë amerikane dhe fanse e flaktë e Trump

Gruaja që u vra në Kongres ishte veterane e ushtrisë amerikane dhe fanse e flaktë e Trump

20:50, 07/01/2021

Ashli Babbitt iu mbijetoi tetë misioneve të ushtrisë amerikane, por veteranja e Forcave Ajrore vdiq të mërkurën në atdheun e saj, në një sulm ndaj ndërtesës së Kongresit të SHBA-së.

Ajo u qëllua brenda ndërtesës së Kongresit kur turma e parë e mbështetësve të Trumpit hynë aty.

Babbitt Ajo ka punuar në forcat aktive të aviacionit dhe ka shërbyer në detyrë aktive nga prilli 2004 deri në prill 2008, si dhe ishte vendosur në Irak. Ajo ka marrë edhe lëvdata, përfshirë edhe atë për Luftën Globale kundër Terrorizmit.

Ashli ishte e edhe një mbështetëse e flaktë e Trumpit ku ka marrë pjesë në shumë prej fushatave të tij.

“Kur protestuesit dhunshëm po vërshonin drejt dhomës ku ishin anëtarët e Kongresit, një punonjës i policisë së Kongresit gjuajti me armën e tij, duke e goditur një grua të moshës madhore”, ka thënë policia të enjten.

“Asaj iu dha ndihma mjekësore menjëherë dhe u transportua në një spital të zonës ku edhe iu mjekuan plagët. Ajo u identifikua si Ashli Babbitt”.

Punonjësi i policisë është vendosur në pushim administrativ dhe i është pezulluar kryerja e detyrës zyrtare derisa janë në pritje të rezultatit të hetimit për ngjarjen nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco