Vajza turke nuk pranoi të martohej me kushëririn, familja e vret atë dhe të dashurin e saj

Vajza turke nuk pranoi të martohej me kushëririn, familja e vret atë dhe të dashurin e saj

18:12, 07/01/2021

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur natën e Vitit të Ri në Kirsehir në Turqi.

Një grua është vrarë derisa i dashuri i saj është dhunuar e më pas vrarë në një “vrasje nderi” pasi ajo refuzoi të martohej me kushëririn e saj.

Vilda Ince, 24-vjeçe, u detyrua të martohej me kushëririn e saj në një ceremoni fetare pasi ishte vënë nën presion të fortë nga familja e saj.

Por ajo refuzoi të pranonte këtë marrëveshje dhe u arratis me të dashurin e saj, Osman Çelik, 25-vjeç, rreth dy muaj më parë. Familja e saj e kërkuan çiftin por nuk ia dolën që ta gjenin, derisa ata u shfaqën në qytetin Kirsehir për një ndejë të Vitit të Ri. Familja e vajzës ftuan çiftin në shtëpi me pretendimin se duan të bëjnë paqe.

Por kur arritën, Vilda u dërgua në banjë ku u masakrua dhe i dashuri i saj u zhvesh dhe u dhunua para se të therej për vdekje, raportojnë mediat lokale, transmeton “The Sun”.

Viktimat ishin pastruar pas aktit në mënyrë që të mos mbeteshin njolla gjaku në dysheme. Pasi u vranë, trupat u dërguan në një gropë jashtë fshatit ku edhe u mbuluan me dhe.

Kur familja e Osmanit nuk arriti të binte në kontakt me të birin e tyre, ata e raportuan rastin në Polici. Ata ndaluan familjen Ince për intervistim, dhe pasi u morën në pyetje, anëtarët e familjes rrëfyen vrasjen dhe ia treguan policisë trupat e pajetë.

Policia tha se pas gjetjes së trupave, ata arrestuan babanë e vajzës, Veyis Ince, nënën Kadriye Ince, motrën e madhe Hatice S. dhe burrin e saj Mehmet S., Resul Incen, kushëririn që ishte detyruar ta martonte i njohur me nofkën “Pasha”, Bedirhan Ince, Recep Ince dhe Ramazan Ince, të cilët u dërguan në burg nën dyshimin për vrasje, ndihmë në vrasje, përfshirje në vrasje, si dhe fshehje të dëshmive.

Nëna e vajzës së vrarë, Kadriye Ince, pasi u dërgua në burg, tha: “Nëse më duhet të dënohem me burg, do ta vuaj dënimin, por unë s’e kam kryer vrasjen. Pasha e bëri. Pendohem”.

Hetimet për vrasjet po vazhdojnë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco