Indonezia goditet nga një tërmet me magnitudë 6,4 ballë

Indonezia goditet nga një tërmet me magnitudë 6,4 ballë

11:39, 07/01/2021

 

Një tërmet me magnitudë 6,4 ballë ka goditur provincën Sulawesi Verior në ishullin Sulawesi të Indonezisë.

Agjencia e Meteorologjisë, Klimës dhe Gjeofizikës në Indonezi (BMGK) tha se epiqendra e tërmetit është 71 kilometra jugperëndim të qytetit Gorontalo të rajonit Bone Bolango me thellësi prej 131 kilometra.

BMGK njoftoi se tërmeti është ndier edhe në rajonet Ternate, Tidore, Moroëali, Labuha dhe Boroko Bolaang Mongondoë.

Sipas informacioneve të deritanishme, tërmeti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda, as viktima.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco