Skandal/ Personaliteti më i lartë i medias franceze akuzohet se ka përdhunuar djalin e Bernard Kouchner

Skandal/ Personaliteti më i lartë i medias franceze akuzohet se ka përdhunuar djalin e Bernard Kouchner

09:31, 07/01/2021

Një nga intelektualët dhe personalitetet më të larta të medias në Francë Olivier Duhamel, po përballet me një hetim penal pasi akuzohet për abuzim seksual.

Akuza vjen nga vajza e ish-minsitrit të jashtëm Bernard Kouchner e publikuar në librin ‘La Familia Grande’.

Ajo flet për përdhunimin e vëllait ë saj binjak nga njerku i tyre Olivier Duhamel.

Z.Duhamel, 70 vjeçar i ka përshkruar akuzat si sulme personale.

Shkenctari politik dhe eksperti kushtetues nuk ka komentuar drejtpërdrejt në lidhje me pretendimin në libër, por të martën (5 janar) ia dha dorëheqje nga rolet e tij akademike dhe mediatike duke thënë se donte të mbronte institucionet për të cilat ai punon.

Deri më tani z. Duhamel ka qënë kreu i Fondacionit Kombëtar të Shkencave Politike, një organ mbikqyrës i unviersitetit prestigjioz Science Po.

Ai gjithashtu prezantonte një emision në radion Evropa 1 dhe ishte një analist në LCI TV.

Prokurorët e Parisit thanë të martën se kanë hapur një hetim ndaj z. Duhamel në lidhje me përdhunimin e dyshuar dhe abuzimin seksual të një të mituri nga një person me autoritet.

Camille Kouchner e cila ka ngritur dhe akuzat ndaj z.Duhamel dhe vëllai i saj binjak janë fëmijët e Benard Kouchner- ish ministri i jashtëm e i Francës dhe bashkëthemeluesi  bamirësisë mjekësore të Mjekëve Sans Frontieres (MSF) - dhe akademikes Evelyne Pisier.

Z.Kouchner dhe zonja Pisier u ndanë ndërsa ajo u martua me z.Duhamel disa vite më vonë.

Zonja Pisier ka ndërruar jetë në vitin 2017.

Libri i Camilles ‘’La familia Grande’’ është serializuar në revistën L’Obs dhe Le Monde dhe pritet të botohet të enjten.

Ajo është shprehur se abuzimi ka ndodhur në fund të viteve ’80.

‘Isha 14 vjeç dhe e lashë të shkonte përpara. Nuk dija dhe nuk thashë asgjë’ shkruan ajo në librin e saj.

Në ekstrakte të botuara ajo e emëron vëllain e saj vetëm si "Viktor" për të mbrojtur privatësinë e tij.

 Le Monde tha se ai e kishte lexuar skenarin dhe ishte i lumtur që motra e tij fliste në emër të tij. 

Ai i tha gazetës: "Unë konfirmoj se ajo që motra ime ka shkruar në lidhje me veprimet e Olivier Duhamel ndaj meje është e saktë."

Bernard Kouchner, në një deklaratë të lëshuar nga avokati i tij, tha se një "sekret i rëndë që po rëndon mbi ne për shumë kohë është hequr për fat të mirë. Unë e përshëndes guximin e vajzës time Camille".

Camille Kouchner tha për revistën L'Obs se shumë prej atyre në rrethin intelektual të Z. Duhamel dhe Znj. Pisier ishin në dijeni të abuzimit në atë kohë.

"Sigurisht, mendova se libri im mund të dukej i pahijshëm për shkak të famës së familjes sime. Pastaj mendova me vete, kjo është pikërisht ajo që duhet bërë", tha ajo.

Në një postim në Twitter, Z. Duhamel tha: "Unë jam duke u larguar nga postet e mia pasi kam qenë objektiv i sulmeve personale pasi dua të ruaj institucionet në të cilat punoj."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco