Boris Johnson: Ngjarje të turpshme në Kapitol, koha për një transferim paqësor të pushtetit

Boris Johnson: Ngjarje të turpshme në Kapitol, koha për një transferim paqësor të pushtetit

09:30, 07/01/2021

 

Ngjarjet që ndodhën në Capitol Hill kanë bëtë xhiron e botës, pasi në një vend që shquhet për demokracinë e kulluar nuk imagjinoheshin skena të tilla.

Reagime ka pasur nga disa lider dhe udhëheqës të botës të cilët kanë dënuar dhunë në dhe bërë thirrje për një transferim paqësor të pushtetit, një reagim të tillë e ka bërë edhe kryeministri i Britanisë, Boris Johnson.

Kryeministri britanik Boris Johnson i përshkroi skenat para dhe në ndërtesën e Kongresit Amerikan si "të turpshme" dhe bëri thirrje për një transferim paqësor të pushtetit

“Shtetet e Bashkuara po luftojnë për demokracinë në të gjithë botën dhe është jetësore të sigurohet një transferim i qetë dhe i rregullt i pushtetit në Amerikë", shkruajti Johnson në twiter.

Komentet e tij erdhën pasi politikanët britanikë nga të gjitha partitë i përshkruan skenat në Uashington si "thellësisht tronditëse" dhe "krejtësisht të tmerrshme".

Z. Trump më parë i kishte nxitur mbështetësit e tij të udhëtonin në Uashington për të protestuar kundër miratimit të Kongresit për fitoren e Z. Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco