Udhëheqësit e botës të tmerruar nga trazirat në SHBA, thirrje për transferim paqësor të pushtetit

Udhëheqësit e botës të tmerruar nga trazirat në SHBA, thirrje për transferim paqësor të pushtetit

09:09, 07/01/2021

 Gaz lotsjellës dhe plumba në ndërtesën e Kapitolit në SHBA. Zemërim dhe dënim nga udhëheqësit në të gjithë botën, njofton Associated Press 

"Ajo që po ndodh është e gabuar", tha Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern në një deklaratë të enjten. "Demokracia - e drejta e njerëzve për të ushtruar një votë, për t’u dëgjuar zëri i tyre dhe më pas për ta mbështetur atë vendim në mënyrë paqësore - nuk duhet të zhbëhet kurrë nga një turmë."

Skenat kaotike nga sulmi i ndërtesës në zemër të demokracisë amerikane, prej mbështetësve të zemëruar të Presidentit Donald Trump, normalisht kanë lidhje me vendet ku kryengritjet popullore rrëzojnë një diktator të urryer si me Pranverën Arabe, për shembull ose Revolucionin Kadife në Çekosllovaki.

Por këtë herë ato ishin një përpjekje nga qytetarët amerikanë për të ndaluar një tranzicion paqësor të pushtetit pas zgjedhjeve demokratike në një vend që shumë anembanë botës e kanë parë si një model për qeverisjen demokratike.

Shumë figura që e vëzhgonin nga larg situatën, e konsideruan Presidentin Trump si përgjegjës.

“Ne duhet ta quajmë këtë për atë që është: një sulm i qëllimshëm ndaj Demokracisë nga një President në detyrë dhe nga mbështetësit e tij, në përpjekje për të përmbysin një zgjedhje të lirë dhe të ndershme! Bota po i shikon! ” tha Simon Coveney, ministri i Jashtëm dhe i Mbrojtjes i Irlandez në Twitter.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ishte "i pikëlluar nga ngjarjet në Kapitolin e SHBA", tha zëdhënësi Stephane Dujarric. "Në rrethana të tilla, është e rëndësishme që udhëheqësit politikë të ndikojnë tek ndjekësit e tyre për nevojën për t’u përmbajtur nga dhuna, si dhe për të respektuar proceset demokratike dhe sundimin e ligjit."

Disa vende, si aleatë edhe antagonistë të Amerikës, lëshuan paralajmërime udhëtimi për qytetarët e tyre.

Australianët u nxitën të shmangnin protestat në SHBA pas asaj që Kryeministri australian Scott Morrison i përshkroi si "skena mjaft shqetësuese" në Shtetet e Bashkuara.

"Trazirat dhe protestat që kemi parë në Uashington D.C., kanë qenë jashtëzakonisht tensionues. Ato janë shumë shqetësuese, ”u tha Morrison gazetarëve menjëherë pasi Kongresi Amerikan rinisi procedurat të mërkurën vonë me orën e Uashingtonit.

“Ky është një moment i vështirë për Shtetet e Bashkuara, e qartë. Ato janë një mik i shkëlqyer i Australisë dhe janë një nga demokracitë më të mëdha në botë. Dhe kështu ... mendimet tona janë me ta dhe shpresojmë që të ndodhë tranzicioni paqësor, ”tha ai.

Ambasada Kineze në Shtetet e Bashkuara paralajmëroi gjithashtu qytetarët e saj në lidhje me situatën "e rëndë" që rrethon pandeminë e koronavirusit dhe "marshimin në shkallë të gjerë proteste" në Uashington që nxiti qeverinë e qytetit të vendoste një shtetrrethim.

Tronditja dhe neveritja spikatën në reagimet e shumë udhëheqësve botërorë.

"Skena të turpshme në Kongresin e SHBA", shkroi Kryeministri Boris Johnson i Britanisë, një aleat i vendosur i SHBA në brezat. "Shtetet e Bashkuara qëndrojnë për demokracinë në të gjithë botën dhe tani është thelbësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit."

Vendet e tjera mike ishin të tmerruar për atë që ato e përshkruan si një sulm ndaj demokracisë amerikane, megjithëse disa thanë se ata besonin se institucionet demokratike të SHBA do t'i rezistonin trazirave.

"Trump dhe mbështetësit e tij më në fund duhet të pranojnë vendimin e votuesve amerikanë dhe të ndalojnë të shkelet mbi demokracinë," shkroi Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në Twitter. "Nga fjalët  nxitëse vijnë veprime të dhunshme". Ai shtoi se "përbuzja ndaj institucioneve demokratike ka efekte katastrofike".

"Bukuria e demokracisë?" me një emoji ngritje supesh ishte reagimi i postuar nga Bashir Ahmad, një ndihmës personal i presidentit të Nigerisë, i cili ka parë disa grushte shteti që nga pavarësia - përfshirë një të udhëhequr dekada më parë nga Presidenti Muhammadu Buhari, i cili së fundmi hyri në zyrë përmes një votimi.

Kryeministri i demokracisë më të madhe në botë, Indisë, Narendra Modi, tha në Twitter: “I dëshpëruar kur pashë lajme rreth trazirave dhe dhunës në Uashington DC. Transferimi i rregullt dhe paqësor i pushtetit duhet të vazhdojë. Procesi demokratik nuk mund të lejohet të përmbyset përmes protestave të paligjshme ".

Presidenti kilian Sebastian Pinera dhe Presidenti kolumbian Ivan Duque ishin midis atyre në Amerikën Latine që i dënuan protestuesit, por të dy thanë gjithashtu se ishin të sigurt se demokracia amerikane dhe sundimi i ligjit do të mbizotëronin.

"Në këtë episod të trishtuar në SHBA, mbështetësit e fashizmit treguan fytyrën e tyre të vërtetë: anti-demokratike dhe agresive," shkroi në Twitter, Luis Roberto Barroso, drejtuesi i Gjykatës së Lartë Braziliane dhe kreu i gjykatës zgjedhore të vendit. Ai tha se shpresonte që "shoqëria dhe institucionet amerikane të reagojnë me forcë ndaj këtij kërcënimi ndaj demokracisë.

Venezuela, e cila është nën sanksionet e SHBA, tha se ngjarjet në Uashington tregojnë se SHBA "po vuan atë që ka gjeneruar në vendet e tjera me politikën e saj të agresionit".

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro i ka mbijetuar përpjekjeve të opozitës të mbështetura nga SHBA për ta hequr nga posti, pavarësisht akuzave për abuzime të të drejtave të njeriut, trazira civile dhe një krize humanitare që ka detyruar miliona të largohen nga vendi i pasur me naftë.

Porto Riko, shumë njerëz hynë në mediat sociale dhe u tallën duke thënë se ky territor i SHBA nuk e dëshironte më shtetësinë. Pavarësia, thanë ata, po u dukej tërheqëse për herë të parë në dekada.

Në fakt, kërkimi i pavarësisë (nga Porto Riko) shënoi një nga herët e fundit që Kongresi Amerikan u sulmua me dhunë. Kjo ndodhi kur katër anëtarë të Partisë Nacionaliste të Porto Rikos hapën zjarr në dhomën e Senatit në mars të vitit 1954, duke plagosur pesë ligjvënës. Ata qëlluan dhe shpalosën një flamur portorikan në një akt të dhunshëm proteste, që synonte të tërhiqte vëmendjen për kërkesën e tyre për dhënien e menjëhershme të pavarësisë, vendit tyë tyre, Porto Rikos.

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli, i cili drejton një nga legjislaturat më të mëdha në botë, denoncoi gjithashtu skenat në Kapitol. Bashkimi Evropian ka kaluar katër vite të ashpra duke u marrë me administratën e Trump, dhe zyrtarët e saj të lartë kanë thënë vazhdimisht se po presin për një marrëdhënie më të mirë nën Presidentin e zgjedhur Joe Biden.

“Kjo është kryengritje. Asgje me pak. Në Uashington, "shkroi në Twitter Carl Bildt, një ish-kryeministër i Suedisë./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco