Protestuesi i ‘merr’ zyrën Nancy Pelosi-t në Kapitol, ja shënimi që i la ne tavolinë

Protestuesi i ‘merr’ zyrën Nancy Pelosi-t në Kapitol, ja shënimi që i la ne tavolinë

09:05, 07/01/2021

Zyrat e përdorura nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve u vandalizuan, sipas New York Times.

Skenat e dhunës që u shpalosen në Kapitol gjatë orëvë të fundit kanë shkaktuar alarm në opinionin publik, me mbështetësit e Donald Trump që pushtuan institucionet.

Përveç njoftimeve për plagosje midis protestuesve dhe policisë brenda ndërtesës, media amerikane gjithashtu raportoi vandalizëm dhe plaçkitje.

Sipas New York Times, disa prej protestuesve u futën në zyrat e përdorura nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe bashkëpunëtorët e saj dhe i vandalizuan ato, duke përmbysur mobiljet dhe duke hequr foto nga muret. 

Një foto që po qarkullon në internet, tregon një protestues pro-Trump ulur në tryezën e Pelosit, një nga kritikët më të fortë të presidentit amerikan, ka shkaktuar një sensacion. 

Në fakt, sipas një agjencie franceze që ka botuar foton përkatëse, protestuesi dyshohet i la një shënim Pelosit duke e paralajmëruar “Ne nuk do të tërhiqemi!”

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco