FOTO/ Një mbështetës i Trump hidhet në dhomën e Senatit në Kapitol

FOTO/ Një mbështetës i Trump hidhet në dhomën e Senatit në Kapitol

08:49, 07/01/2021

Në foto, një mbështetës i Presidentit Trump hidhet në dyshemenë e dhomës së Senatit në ndërtesën e Kapitolit të SHBA gjatë protestave të së mërkurës kundër çertifikimit të zgjedhjeve nga Kolegji Zgjedhor.

Anëtarët e Kongresit ishin mbledhur për shqyrtimin e votave të Kolegjit Zgjedhor, kur protestuesit pro-Trump sulmuan Kapitolin e SHBA ,një shkelje e paparë e një institucioni të qeverisë amerikane.

Trump kishte akuzuar vazhdimisht prej dy muajsh me radhë se zgjedhjet presidenciale ishin "të manipuluara".

Protestuesit morën pjesë në një miting jashtë Shtëpisë së Bardhë përpara se të hynin në Kapitol.

Autoritetet evakuuan ligjvënësit mes përshkallëzimit të dhunës në sallat e Kongresit, ku policia u detyrua të nxirrte armët.

Pas kësaj, Presidenti Trump bëri thirrje për "paqe" dhe iu kërkoi protestuesve që "të shkonin në shtëpi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco