Pentagoni: Gardën e dërgoi Mike Pence, jo Donald Trump

Pentagoni: Gardën e dërgoi Mike Pence, jo Donald Trump

23:45, 06/01/2021

Protestuesit janë larguar nga godina e Kapitolit në Uashington, por mbeten sërish në sheshet përpara.

Garda Kombëtare dhe forcat speciale janë dërguar për të zgjidhur situatën e krijuar pasi protestuesit pro-Trump sulmuan godinën e Kapitolit.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se është mobilizuar Garda Kombëtare e Uashingtonit dhe e Virxhinias për të ndihmuar policinë e Kapitolit të frenojë protestuesit pro-Trump që hynë në ndërtesën e Kapitolit të mërkurën pasdite.

Por shefi i Pentagonit, Christopher Miller tha se dërgimin e Gardës Kombëtare e ka miratuar zëvendëspresidenti Mike Pence dhe jo presidenti Donald Trump.

Ky i fundit me anë të një mesazhi u bëri thirrje protestuesve të shkojnë në shtëpi, duke insistuar sërish se zgjedhjet janë vjedhur.

Uashingtoni po bëhet gati për protesta të tjera, ndërsa ka kritika se përse nuk kishte informacione se kjo protestë do dilte jashtë kontrollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco