Uashingtoni vendoset në shtetrrethim

Uashingtoni vendoset në shtetrrethim

23:39, 06/01/2021

Mbyllet protesta e mbështetësve të presidentit Donald Trump në godinën e Kongresit amerikan ku po mbahej seanca për certifikimin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Shefi i Policisë së Uashingtonit ka njoftuar se është vendosur gjendja e shtetrrethimit dhe zgjat deri në 06:00 të mëngjesit.

Mbështetësit e Trump hynë me dhunë në godinën e Kongresit dhe qëndruan aty për disa orë. Si pasojë e përplasjeve me policinë u regjistruan të lënduar në radhët e efektivëve dhe protestuesve. Mediat raportuan dhe për të lënduar me armë zjarri, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden i konsideroi këto ngjarje një sulm ndaj demokracisë, ndërsa Donald Trump doli shumë vonë pasi incidentet kishin nisur dhe iu kërkoi mbështetësve të tërhiqen në paqe në shtëpi. Protesta të ngjashme raportohen të jenë mbajtur dhe në shtete të tjera të Amerikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco