Biden: Demokracia jonë është nën sulm, Trump duhet të reagojë

Biden: Demokracia jonë është nën sulm, Trump duhet të reagojë

22:18, 06/01/2021

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, ka mbajtur një fjalim pasi Uashingtoni u përfshi nga trazirat.

Ai tha se ky është një sulm ndaj demokracisë.

Biden tha se Donald Trump duhet të mbajë përgjegjësi. Sipas tij, Trump duhet të bëjë thirrje publike për ndaljen e këtij sulmi.

“Kaosi duhet të marrë fund tani,” tha Biden.

Presidenti i zgjedhur i bëri thirrje Presidentit Donald Trump të dalë në televizionin kombëtar dhe të mbrojë Kushtetutën, të bëjë thirrje që njerëzit të largohen nga Kapitoli.

Ai e quajti ngjarjen e së mërkurës një moment të errët në historinë e vendit, një sulm ndaj Republikës dhe ndaj sundimit të ligjit.

Zoti Biden tha se skenat e kaosit në Kapitol nuk pasqyrojnë Amerikën e vërtetë, nuk pasqyrojnë “atë që ne jemi”.

Zoti Biden duhet të fliste për ekonominë, por ai e ndryshoi temën e fjalimit për shkak të zhvillimeve në kryeqytetin amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco