Pas më shumë se 200 vitesh/ Kaos dhe anarki, protestuesit thyejnë xhamat dhe futen në Kapitol

Pas më shumë se 200 vitesh/ Kaos dhe anarki, protestuesit thyejnë xhamat dhe futen në Kapitol

21:53, 06/01/2021

Amerika po përballet me imazhe të paprecedenta.

Ditën e sotme, si asnjëherë më parë në historinë e SHBA-së, Kongresi u sulmua në momentin që ishte mbledhur për të certifikuar votimin e Kolegjit Zgjedhor, në favor të Joe Biden, për në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Mbështetësit e Donald Trump u futën brenda Kongresit duke e kthyer gjithçka në kaos, pasi institucioni u sulmua nga protestuesit.

Mediat amerikane shkruajnë se një gjë e tillë, sulmi kundër një institucioni nuk është parë në SHBA që kur britanikët dogjën Kapitolin pas betejës së Bladensburgut më 24 gusht 1814, pra mbi 200 vite më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco