Anarki në SHBA/ Raportohet për të plagosur, dëgjohen krisma

Anarki në SHBA/ Raportohet për të plagosur, dëgjohen krisma

21:33, 06/01/2021

Anarki në Uashington.

Protestuesit pro-Trump kanë pushtuar godinën e Kapitolit, duke hyrë brenda në sallën ku po zhvillohej takimi për certifikimin e fitores së Joe Biden.

Raportimet fillestare thonë se janë dëgjuar krisma. Sipas Daily Mail, bëhet fjalë për të paktën një person të qëlluar me armë.

Sipas CNN, një grua është plagosur në rrethana akoma të pasqaruara.

Ndërkohë janë shumë të tjerë të plagosur nga përplasja me policinë.

Përplasjet e dhunshme vazhdojnë, ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës.

Mediat kanë publikuar pamje të përplasjeve të dhunshme brenda godinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco