Një grua qëllohet në gjoks në ambientet e Kapitolit

Një grua qëllohet në gjoks në ambientet e Kapitolit

21:35, 06/01/2021

Një grua është në gjendje kritike pasi është qëlluar në gjoks në territoret e Capitolit, sipas disa burimeve të familjarëve të të plagosurës.

Burime të CNN-it nuk mundur të japin detaje të tjera për rrethanat në të cilat është qëlluar.

Seancat në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat janë pezulluar si pasojë e përshkallëzimit të përleshjeve midis protestuesve pro-presidentit amerikan, Donald Trump dhe policisë në ndërtesën e Capitolit.

Ligjvënësit në të dy Dhomat ishin mbledhur për ta konfirmuar zgjedhjen e demokratit Joe Biden për president të ardhshëm amerikan, një rezultat ky që po kundërshtohet nga protestuesit. Si rrjedhojë, policia e Capitolit ka mbyllur gjithë ndërtesën dhe ka shoqëruar ligjvënësit në zona të sigurta.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Trumpi, u ka bërë thirrje mbështetësve të jenë paqësor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco