VIDEO/ Mbështetësit e Trump pushtojnë Kapitolin, Pence evakuoet nga ndërtesa

VIDEO/ Mbështetësit e Trump pushtojnë Kapitolin, Pence evakuoet nga ndërtesa

20:54, 06/01/2021

Ndërtesa e Kongresit amerikan u vu nën izolim për shkak se një numër protestuesish që mbështesin presidentin Donald Trump hynë në kompleksin e Kapitolit, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancë për çertifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën.

Ligjvënësit ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale dhe që po zgjaten për shkak të kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë.

Njoftohet se protestuesit janë përhapur kudo në ndërtesën e Kapitolit. Policia po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Njoftohet se Nënpresidenti Pence është shoqëruar për në një vend të sigurtë brenda Kapitolit.

Media amerikane përshkruan disa protestues që u ngjitën në pjesë të ndërtesës së Capitol, duke u përpjekur të futen brenda.

Kongresi aktualisht është në seancë për të numëruar dhe vërtetuar votat e Kolegjit Zgjedhor për president dhe nënpresident të SHBA-ve.

Rojet e sigurisë së ndërtesës kërkuan mbështetje shtesë nga policia federale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco