Alarm për bombë në Kapitol/ Evakuoen dy ndërtesa gjatë shpërthimit të protestave në DC

Alarm për bombë në Kapitol/ Evakuoen dy ndërtesa gjatë shpërthimit të protestave në DC

20:17, 06/01/2021

Në Uashington po mbahet tubimi ‘Marshimi për të shpëtuar Amerikën’.

Ndërsa ligjvënësit certifikojnë votat e Kolegjit Zgjedhor të mërkurën, skenat kaotike përfshinë Kapitolin pasi shpërthyen protestat dhe dy ndërtesa u evakuuan për një kohë të shkurtër nga Policia, për shkak të një kërcënimi të pretenduar për bombë.

Një burim nga brenda Kongresit tha për Fox News se Ndërtesa e Zyrave të Cannon House dhe Ndërtesa e Bibliotekës Madison të Kongresit u evakuuan për pak kohë, për shkak të një kërcënimi për bombë, pasi thuhet se u gjetën disa pako të dyshimta.

Ndërkohë disa mbështetas të presidentit Trump u afruan shumë pranë Kapitolit në anën perëndimore, duke thyer rrethimin e vendosur nga policia për të mbajtur turmat mbrapa.

Policia e Kapitolit në SHBA po përpiqet t'i shtyjë njerëzit mbrapa, ndërkohë që protestuesit kanë bërë thirrje për të pushtuar godinën.

I gjithë sheshi i Kapitolit është i mbyllur, madje edhe për anëtarët që përpiqen të shkojnë për seancën e përbashkët të Kongresit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco