VIDEO/ Protestuesit tentojnë të futen në Kapitol, tension në Uashington

VIDEO/ Protestuesit tentojnë të futen në Kapitol, tension në Uashington

19:59, 06/01/2021

Mbështetësit e presidentit amerikan, Donald Trump, tentuan që të futen në godinën e Kapitolit në Uashington, aty ku mblidhet Kongresi Amerikan.

Në video shihet se si protestuesit tentojnë të kalojnë barrierat për të hyrë brenda në godinën ku po mbahet mbledhja për certifikimin e Joe Biden si president.

Protestuesit kanë bërë thirrje për të pushtuar godinën. Në Uashington po mbahet tubimi ‘Marshimi për të shpëtuar Amerikën’. Presidenti Trump deklaroi përpara protestuesve se ai nuk do të pranojë kurrë humbjen.

Edhe më herët pati përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë. Kjo e fundit shoqëroi disa prej tyre, por policët sulmuan një rajon policie.

Ky zhvillim vjen në kohën kur zëvendëspresidenti Mike Pence deklaroi se nuk mund të bllokojë fitoren e Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco