Pence ndahet nga Trump/ Demokratët pranë fitores së Senatit

Pence ndahet nga Trump/ Demokratët pranë fitores së Senatit

19:51, 06/01/2021

Kongresi amerikan është mbledhur për të konfirmuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Sipas BBC, zëvendëspresidenti Mike Pence është ndarë nga presidenti Donald Trump, duke thënë se nuk do të bllokojë certifikimin e Biden si president, pavarësisht kërkesave nga Trump.

Nga ana tjetër, presidenti Trump doli përpara mijëra mbështetësve në Uashington. Në fjalimin e tij, Trump tha se nuk do të pranojë kurrë humbjen.

Tubimi elektoral vjen në një kohë kur duket se Republikanët mund të humbasin shumicën në Senat. Kjo për shkak se Demokratët janë përpara në garën që po zhvillohet në Xhorxhia.

Fitorja e Senatit do të ishte një arritje shumë e madhe për Joe Biden.

Nëse kontrollon Senatin, Biden do e ketë më të lehtë që të çojë përpara axhendën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco