Mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

Mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

17:12, 06/01/2021

10 mijë e 386 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Gjermani.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, gjatë kësaj kohe kanë vdekur 388 persona për shkak të COVID-19 në këtë shtet.

Ndërsa, Gjermania radhitet e 10-ta në botë për nga numri i të infektuarve me COVID-19.

Deri tani në këtë shtet janë regjistruar 1 milionë e 824 mijë e 963 raste të infektuara dhe 37 mijë e 568 viktima.

1 milionë e 451 mijë persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa 336 mijë e 395 raste janë aktive.

Gjermania deri tani ka kryer 34 milionë e 801 mijë e 593 testime për COVID-19.

Ndërsa, në gjithë botën numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 87 milionë e 40 mijë e 842.

1 milionë e 880 mijë e 9 persona kanë vdekur nga ky virus, ndërsa 61 milionë e 709 mijë e 623 janë shëruar nga ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco