Presidenti i Brazilit thotë se vendi është 'trokë'

Presidenti i Brazilit thotë se vendi është 'trokë'

13:32, 06/01/2021

Me subvencionet shtetërore tani drejt fundit, për të luftuar varfërinë, Presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, të martën tha se vendi i tij është "trokë" dhe ai nuk është në gjendje të bëjë asgjë për këtë, duke ia atribuar krizën, koronavirusit "të fryrë nga shtypi".

Subvencionet që kanë mbajtur miliona brazilianë larg nga skamja përfunduan, pasi pandemia, e cila ka vrarë pothuajse 200,000 njerëz në vend, vetëm përkeqësohet.

"Brazili është trokë, o bos, unë nuk mund të bëj asgjë," i tha ish- oficeri i ushtrisë, një prej mbështetësve që e përshëndetën përpara rezidencës së tij zyrtare në kryeqytetin Brasilia.

"Unë doja ta modifikoja tabelën e uljes së taksave, por doli ai virusi që u ushqye nga mediat që ne kemi këtu, ajo media pa asnjë karakter," tha Bolsonaro.

Reforma së cilës ai po i referohej ishte një premtim fushate për një rritje në nivelin e të ardhurave të përjashtuara nga taksat. Bolsonaro ia atribuon kolapsin ekonomik të vendit, masave bllokuese të nxitura nga guvernatorët e shtetit për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Pavarësisht numrit të vdekjeve në vendin të tij, Bolsonaro pati popullaritet në rritje falë ndihmës emergjente të paguar për nëntë muaj për 68 milionë brazilianë, pothuajse një të tretën e popullsisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco