Sot, 80-vjetori i 'Katër Lirive' në SHBA, i lirisë së shprehjes, së fesë, të varfërisë dhe frikës Eleanor Roosevelt duke mbajtur posterin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, New York. nëntor 1949.

Sot, 80-vjetori i 'Katër Lirive' në SHBA, i lirisë së shprehjes, së fesë, të varfërisë dhe frikës

10:50, 06/01/2021

Dita e sotme shënon 80 vjetorin e fjalimit mbi "Katër Liritë" të Franklin Delano Roosevelt, njoftoi Ambasada amerikane në Tiranë. 

"Më 6 janar 1941, Presidenti Roosevelt bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luftonin për liritë të cilat u përkasin të gjithëve: lirinë e shprehjes, lirinë e fesë ose besimit, lirinë nga varfëria dhe lirinë nga frika.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të thurura në strukturën e qeverisë dhe shoqërisë amerikane.

Parimet themeluese të Amerikës i kanë rrënjët tek besimi në dinjitetin e lindur të çdo qenieje njerëzore," thekson ambasada dhe publikon edhe videon në vijim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco