VIDEO e shtëpisë plot para/ Zyrtari kinez dënohet me vdekje për korrupsion

VIDEO e shtëpisë plot para/ Zyrtari kinez dënohet me vdekje për korrupsion

20:03, 05/01/2021

Ish-drejtuesi i një prej kompanive më të mëdha shtetërore kineze për menaxhimin e aseteve u dënua me vdekje për ryshfet dhe korrupsion. Ai u dënua edhe për bigami.

Lai Xiaomin, ish-anëtar i Partisë Komuniste kineze u rrëfye në një intervistë janarin e shkuar për krimin e tij.

Lai, 58 vjeç, kishte abuzuar me postin për të siguruar të paktën 277 mln dollarë. Një video tregonte se si shtëpia e tij ishte e mbushur plot me para.

Dënimi i tij me vdekje është ndër më të ashprit në vitet e fundit.

Ai është dënuar edhe për faktin se kishte një familje tjetër sekrete, ndërkohë që ishte i martuar me gruan e tij, e cila ishte besnike ndaj tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco