FOTO/ Vetëm 30 minuta stuhi shiu shkatërron qytetin, raportohen 4 viktima në Bolivi

FOTO/ Vetëm 30 minuta stuhi shiu shkatërron qytetin, raportohen 4 viktima në Bolivi

17:49, 05/01/2021

Si pasojë e përmbytjeve që përfshin qytetin e Sucre në Bolivi, të paktën 4 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë janë shpallur zhdukur.

Stuhia e goditi qytetin bolivian vetëm për 30 minuta, por shumë nga rrugët kryesore të tij u kthyen në lumenj të rrëmbyer, duke shkatërruar çdo gjë që u dilte përpara.

Zonat më të dëmtuara nga përmbytjet ishin ato rurale, për shkak dhe të bllokimit të kanaleve kulluese.

Presidenti Luis Arce vizitoi zonat e dëmtuara nga përmbytjet dhe ofroi ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco